Tiranë, sekuestrohet një sasi municionesh, në hetim 2 persona

Nga Dorjan
Shkruar ne 04 Pri 2012 ora 5:20pm

TIRANE- Forcat e policisë së Tiranës kanë sekuestruar një sasi prej 777 fishekësh, ndërsa filluan hetimet ndaj dy personave që dyshohen si posedues të këtyre municioneve.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur sot se ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve Desentil Xaka, 27 vjeç, banues në Fushë Mëzez dhe Kreshnik Pula, 24 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.

Sipas policisë, shtetasit e lartpermendur u kapën në zonën e Kasharit, pasi në automjetin e tyre të markës “Seat Alahambra”, me targa AR 201 HM, u është gjetur një kasetë me fishekë me 37 pako, ku një pako ka 21 copë fisheke, kalb.64 X 31.

Bëhet e ditur gjithashtu se një grup hetimor po punon për të zbuluar origjinën e fishekëve dhe qellimin e posedimit te tyre. Nderkohe që dy te rinjtë do te hetohen ne gjendje të lirë.