Tiranë, sherri pas festës, plagoset me thikë 17-vjecari .

Nga Dinejda
Shkruar ne 01 Pri 2012 ora 1:21pm

TIRANË- Sherri mes të rinjsh përpak sa nuk ka përfunduar në fatkeqësi mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Burime të policisë Tiranë bëjnë me dije se pas një sherri mes një grupi të rinjsh, 17-vjecari E.Visha ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Nga hetimet paraprake mësohet se të rinjtë janë konfliktuar mes njëri-tjetrit pas një feste ku ato merrnin pjesë, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e vërteta të sherrit, dhe autori i ngjarjes.

Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.