TIRANË, TENTOHET GRABITJA ME ARMË E 1 QYTETAR

Nga Dorjan
Shkruar ne 10 Pri 2012 ora 6:06pm

TIRANE- Dy persona me armë kanë sulmuar sot një person në dalje të shtëpisë së tij, ndërsa kanë mundur t’i marrin atij çantën.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrugën “Zef Jubani” në afërsi të stadiumit “Dinamo” në kryeqytet. Nga të dhënat e para mësohet se policia ka identifikuar motorin me të cilin janë larguar nga vendngjarje dy personat e armatosur.

Pas njoftimit të marrë nga banorët, policia ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje duke u vënë në ndjekje të grabitësve.

Policia ka goditur me makinë motorin, por dy të rinjtë kanë mundur të largohen në këmbë. Ende nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e dy  grabitësve, ndërsa policia është në ndjekje të tyre.

Në 2 ditët e fundit janë shënuar disa raste grabitjeje në Tiranë.