Tiranë, tregu i lirë, vendi i preferuar për rroba

Nga Dorjan
Shkruar ne 22 Mar 2012 ora 6:55pm

TIRANË- Një nga tregjet më të frekuentuar në Tiranë, vazhdon të jetë edhe tregu në afërsi të spitalit 5 të Tiranës. Blerës të moshave të ndryshme në çdo orë të ditës dhe pa nevojën e kuletave plot kanë mundësi të përzgjedhin mes stogjeve veshje të ndryshme, që ndonëse të vjetruara mbajnë etiketa të firmave të njohura europiane.

“Këtu janë më të lira dhe më të mira se dyqanet, firmato janë. Këtu një gjë që në dyqan është 50 mijë lekë këtu e gjen me 5 mijë lekë”, shprehet një tregtare.
“Njerëzit nuk kanë lekë tani prandaj vijnë këtu tek tregu jonë”, thotë një tjetër.
“Në tregje të tjera nuk blejmë dot, sidomos neve që jemi edhe pensionistë”, shprehet një blerëse.
Sipas tyre, mbetet ende larg koha kur shumica e njerëzve të kenë mundësi t’i drejtohen butikëve apo qendrave të tregtimit dhe ku pa iu trembur syri të blejnë ato që dëshirojnë.