Tiranë, vidhet makina e Gardës së Republikës

Nga Dorjan
Shkruar ne 24 Pri 2012 ora 3:35pm

TIRANË- Hajdutët prej shumë kohësh nuk kursejnë tashmë as makinat e deputetëve, prokurorëve apo institucioneve të ndryshme të shtetit. Një natë më parë në kryeqytet është vjedhur makina e Gardës së Republikës, të cilën e mbante në përdorim shoferi i këtij institucioni, shtetasi P. Gjeci.

Ky i fundit e kishte parkuar makinën poshtë banesës së tij në rrugën ‘Mine Peza’, makinë të cilen nuk e ka gjtur të nesërmen, Pas marrjes së kallëzimit në komisariatin numër 3, policia e Tiranës po punon për identifikimi e autorëve të vjedhjes së makinës Tip Golf 3, me targe TR 6976P në pronësi të Gardës së Republikës. 

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë arritur të vidhen dhe 4 makina të tjera në zonen e Berzhitës, Laprakës dhe Kompleksit Dinamo. Burime të policisë Tiranë bëjnë me dije se është arritur të zbulohet vjedhja e automjeti tip Benz ku është arrestuar në lagrance autori Artan Sallaku.