Tiranë, vritet me armë zjarri roja i një karburanti

Nga Dinejda
Shkruar ne 12 Mar 2012 ora 9:51am

Tiranë – Roja i një karburanti në Tiranë mbeti i vrarë me armë zjarri orët e hershme të mëngjesit të sotëm.Ngjarja u regjistrua në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës, ku shtetasi Amarildo Vrapi, 30-vjeç, banues në Paskuqan, mbeti i vdekur.Policia nuk ka ende të dyshuar për ngjarjen, teksa grupet e hetimit shkuan atje për të hetuar rrethanat dhe pistat. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të jetë kryer për arsye grabitjeje.