Tiranë, vritet oficeri i burgut 313, dyshohet për hasmëri

Nga Dorjan
Shkruar ne 10 Apr 2012 ora 1:55pm

TIRANE- Kryeqyteti tronditet që në orët e para të mëngjesit, pas një vrasje me armë zjarri tek ‘Unaza e Re’. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa viktima është oficeri roje në burgun 313, Ymer Hajdari.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e tyre të para mësohet se vrasja mund të ketë ndodhur për një hasmëri, që viktima ka pasur në Burrel. 

Një vit më parë nipi i tij nga Mamurrasi, ka vrarë një person nga Burreli, vrasje për të cilën vuan dënimin në burgun e Lezhës. Për policinë kjo mbetet pista kryesore e hetimit, por nuk përjashtohet as pista e vrasjes për shkak të detyrës.
Policia deklaron gjithashtu se, oficeri Hajdari është qëlluar me tre plumba pistolete në makinën e tij ‘SEAT’, AA 762 AD, në afërsi të banesës.
Megjithatë, blutë e kryeqytetit do vazhdojnë hetimet për të zbardhur të tjera detaje nga vrasja dhe mbi autorët e mundshëm të saj. Ndërkohë që mjeti i tij po i nënshtrohet ekspertizës.