Tiranë, zjarr djeg një apartament pranë rrugës së ambasadave.

Nga Dinejda
Shkruar ne 05 Apr 2012 ora 12:02pm

TIRANE-Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në një apartament në pallatet pranë rrugës së ambasadave në kryeqytet.
Zjarri është vërejtur në katin e katërt të një pallati dhe menjëherë banorët kanë njoftuar shërbimin e zjarrfikëseve.

Dyshohet se zjarri ka rënë në kuzhinën e apartamentit dhe konfirmohet se nuk pati të lënduar nga flakët apo tymi.

Zjarrfikësit në vendgjarje mundën të lokalizojnë flakët e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme të tyre.