Top 10 Burimet e Fibrës.

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Pri 2012 ora 11:24am

Fibra ndihmon të humbësh peshë, ja pse: “Të ngop dhe vepron si sfungjer, tretet dhe absorbohet më ngadalë kështu që të bënë të ndjehesh i ngopur,” thotë Dietitian Kathleen Zelman nga WebMD Weight Loss Clinic. “Ajo gjithashtu ndihmon në eliminim dhe ulje të kolesterinës së gjakut.”

Pra ku gjendet fibra?

1. Fasulet – janë një burim i mirë i fibrës e fatmirësisht e përdorim shpesh.

2. Drithërat e plota -Kjo do të thotë buka nga drithi plotë – jo buka e bardhë e zakonshme që e kemi çdo ditë në tryezat tona.

3. Orizi kafenjtë - Orizi i bardhë nuk ofron shumë fibër sa ai i kafenjtë.

4. Misri – edhe misri është një burim i mirë i fibrës.

5. Arrat – prej gjithë llojeve të tjera bajamet dhe arrat kanë më së shumti fibër.

6. Patatet e pjekura me lëvore – Është lëvorja ajo që është me rëndësi këtu.

7. Manaferrat – të gjitha llojet dhurojnë sasi të mirë të fibrës.

8. Krundet – në të vërtetë cilido produkt drithi që ka 5gram apo më shumë fibër konsiderohet me sasi të lartë të fibrës.

9. Bollgur (Qull Tërshëre) – kjo është e mirë të hahet në mëngjes ngase ndiheni të ngopur deri në kohën e drekës.

10. Perimet – të gjitha ofrojnë fibër po sa më të forta aq më mirë.