Topi: Berisha, komunist nga 1968!

Nga Dorjan
Shkruar ne 09 Pri 2012 ora 3:30pm

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shpërthyer në një seri akuzash ndaj Kryeministrit Berisha.

Akuzat vijnë një ditë pas sulmeve të kreut të qeverisë ndaj Topit, në një ceremoni në kujtim te disa viktimave te komunizmit, sipas te cilit Presidenti refuzoi te firmoste Ligjin per Lustracionin. 

Kryetari i shtetit deklaroi se eshte Berisha qe ka 22 vjet qe vetem u premton ish te perndjekurve dhe pronareve, por nuk u realizon asgje dhe kerkoi qe me pare se te akuzoje, te sqaroje pozicionin e tij si komunist qe ne 1968

Ky personazh që nga viti 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin

Bamir Topi
President i Republikes dhe fotot e shumta me anetaret e byrose politike. Per Topin, ai ka firmosur nje draft bashke me Majkon, por ky draft u deformua dhe u shnderrua ne nje ligj antikushtetues.

“Unë, natyrisht që jam në dijeni të deklaratave dhe të një inkursioni të organizuar. Sërisht, duke dalë mjaft njerëz e duke akuzuar, unë kam ruajtur një profil shumë institucional, nuk jam marrë me ta, por duke dalë Kryeministri, sigurisht një përgjigje për të e kam. Për ta parë çështjen e ligjit në fjalë: Ky është një ligj, që është kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Është një ligj, që mori një kontestim të ashpër, do të thoja, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Përsa i përket moralit të ligjit, unë kam firmën time në vitin 2006 së bashku me zotin Majko, në një projektligj që asnjëherë nuk u miratua nga Parlamenti. Pra edhe sot e kësaj dite, ai ligj meriton që të miratohet dhe jo të deformohet për t’u bërë antikushtetues. Pastaj ka diçka tjetër që ka të bëjë me moralin. Ju e dini që njeriu që akuzon duhet të japë shpjegime për polifotot me anëtarët e Byrosë Politike të kohës së diktaturës. Ky personazh, ka marrë pak a shumë pamjen dhe fizionominë e David Koperfildit. Është bërë iluzionist. Ka njëzet e dy vjet që u thotë shqiptarëve se do t’u kthejë pronat dhe nuk ua kthen. U thotë të përndjekurve politikë që do të kompensoheni dhe për njëzet e dy vjet me radhë nuk e bën. Ndërkohë që ka qenë detyrimi i parë për ta realizuar. Pikërisht ky ka qenë programi i Partisë Demokratike, për të cilin ne jemi rivotuar në vitin 2005, për të cilin ne kemi bërë një luftë që ka qenë shumë parimore dhe kjo punë nuk mund të shkojë më me deklarata. E ka pasur mundësinë. Ka shtatë vjet që është për së dyti në pushtet dhe nuk e bën. Pra, kur bëhet pastaj ballafaqimi i figurave që nuk kanë të bëjnë fare me diktaturën, por që kanë konsumuar diktaturën e të tjerëve, ndërkohë që ky personazh që nga vitit 1968 është anëtar i Partisë së Punës, Sekretar Partie, dhe njëzet e dy vite të tjera bën përralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur në dorë mekanizmin, atëhere thoni ju se ku qëndron e vërteta. Pra, unë jam edhe njëherë, për hapjen e dosjeve, dhe të jeni të sigurtë se me hapjen e dosjeve shqiptarët do të shohin çudira edhe tek ata që merren me politikë”, tha kreu i vendit.