Topi: Reforma në gjyqësor rikthen besimin tek drejtësia

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Pri 2012 ora 2:04pm

TIRANE - “Nevojitet shprehja e qartë e vullneteve politike të konkretizuara me vendimmarrje në Parlament për të çuar përpara dhe për të zbatuar plotësisht e me sukses reformën në gjyqësor”. Kështu deklaroi sot Presidenti Bamir Topi gjatë takimit që zhvilloi me Nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Italisë, Mikele Vjeti. 

Presidenti Topi, sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, thekson se “Kjo mund të materializohet me gjetjen e konsensusit për miratimin e Gjykatës Administrative, për heqjen me ligj të imunitetit të zyrtarëve e lartë, si dhe për miratimin e kandidaturave cilësore në Gjykatën Kushtetuese e në atë të Lartë, të bashkërenduara edhe me ndëshkimin e korrupsionit në radhët e gjyqtarëve. Arritjet e këtyre objektivave, të shoqëruara edhe me konsolidimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese e ligjore do të rikthenin besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe do të mundësonin edhe plotësimin e kritereve të kërkuara për përmbushjen e aspiratës së shqiptarëve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.” – ka theksuar në takim Presidenti Topi.

Ndërkaq zoti Vjeti shprehu edhe njëherë mbështetjen e Italisë për reformimin e gjyqësorit shqiptar dhe procesin intregrues të vendit tonë