Topi uron besimtarët bektashinj për Sulltan Nevruzin

Nga Dorjan
Shkruar ne 21 Mar 2012 ora 9:18pm

TIRANË– Përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit Bamir Topi ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

‘Përgjatë shekujve populli shqiptar ka dëshmuar virtytet më të mira të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektimit të besimit të njëri-tjetrit, duke festuar bashkë sidomos ditët e shenjta. Ne i kemi trashëguar gjithë këto vlera unike të tolerancës e bashkëjetesës fetare, të cilat jo vetëm do t’i përcjellim tek brezat e ardhshëm, por edhe do t’ia bashkangjisim vlerave të familjes së madhe evropiane pjesë e së cilës do të jemi”,- shkruan Topi në mesazhin e tij, ndërsa uron lumturi, harmoni e mirësi për cdo familje.