Trafiku i drogës Shqipëri-Spanjë, policia italiane pranga 32 personave.

Nga Dinejda
Shkruar ne 18 Pri 2012 ora 11:45am

ITALI- 32 persona kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pas një operacioni antidrogë të shtrirë neë disa rajone.

Bëhet fjalë për goditjen e një organizate kriminale që merrej me trafikimin ndërkombëtar të drogës që vinte nga Shqipëria dhe Spanja.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 600 mijë euro, 50 kilogram drogë dhe dhjetra armë zjarri e municione. Ende nuk dihet identiteti i personave të arrestuar, ndërkohë nisin hetimet për zbardhjen e rrjetit të trafikantëve.