Tragjedia, Papa Benedikti mesazh ngushëllimi familjarëve të viktimave .

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Maj 2012 ora 5:36pm

TIRANE- Papa Benedikti XVI i ka dërguar Administratorit Apostolik të Shqipërisë së Jugut Sh.T. Imzot Hil Kabashit një telegram ngushëllimi për tragjedinë e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Himarë.

“ I informuar për aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi në zonën e Himarës, ku humbën jetën trembëdhjetë studente, Ati i Shenjtë ngarkon Shkëlqesinë Tuaj që t’u paraqisni familjarëve të viktimave ndjenjat e pikëllimit të thellë dhe, ndërsa siguron për lutjen e tij nga zemra për të vdekurit dhe për të plagosurit, i lyp Zotit ngushëllimin për ata që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të tyre dhe bekimet qiellore mbi gjithë Kombin e goditur nga kjo ngjarje kaq tragjike.”- thuhet në mesazhin e Atit të Shenjtë. 

Në mbyllje të letrës, që mban firmën e Sekretarit të Shtetit i Shenjterise se Tij, Kardinal Tarcisio Bertone, Papa Bendikti i kërkon Zotit “bekimet qiellore mbi gjithë Kombin e goditur nga kjo ngjarje kaq tragjike”.