Transplanti i fytyrës i jep nofulla, dhëmbë dhe gjuhë

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Mar 2012 ora 12:31pm

Mjekët amerikane kanë kryer transplantin më të gjerë të fytyrës të kryer ndonjëherë. Operacioni i kryer në Universitetin e Marylandit i dha Richard Norrisit një fytyrë të re, përfshirë nofullat, dhëmbët dhe gjuhën.37-vjeçari ka jetuar i vetmuar për 15 vite pasi u plagos rëndë në një aksident me armë, dhe vinte një maskë kudo që shkonte jashtë. Operacioni është financuar nga Marina Amerikane, e cila shpreson që teknikat e reja do të ndihmojnë viktimat e luftërave në Irak dhe Afganistan. Kirurgët që kryen ndërhyrjen kirurgjikale 36-orëshe thonë se kjo ishte pjesë e një serie transplantesh që zgjatën 72-orë.Në aksidentin e vitit 1997 Norris humbi hundët dhe buzët, teksa kishte mundësi ta lëvizte vetëm pak gojën. Kryekirurgu thotë se tashmë ky operacion i kthen mbrapsht jetën Norrisit. “Qëllimi ynë është të rivendosim funksionet për sa kohë kemi rezultate të kënaqshme”, tha Eduardo Rodriguez.Skuadra e Universitetit të Merilandit thotë se Norris tashmë lan dhëmbët dhe ka fituar sensin e nuhatjes. Qeveria amerikane vlerëson se 200 trupat e plagosura në luftën e Irakut dhe Afganistanit mund të jenë të përshtatshëm për një transplant fytyre.Transplanti i parë i fytyrës është kryer në Francë në vitin 2005, në një grua që ishte kafshuar nga qeni i saj. Në vitin 2010, kirurgët në Spanjë kryen transplantin e parë të plotë të fytyrës.