TRANSPORTI I SË ARDHMES, PËR 6 ORË RRETH GLOBIT

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Pri 2012 ora 9:44pm

Imagjinoni një mënyrë transporti të së ardhmes kur për më pak se 20 minuta të mbërrini në Nju Jork apo Londër apo t’i bini botës rreth e rrotull për 6 orë. Kjo mund të bëhet shumë shpejt realitet nëse ideja e projektuesve të Evacuated Tube Transport është e saktë.

Bëhet fjalë për një transport me anë të një kapsule në formë tubi e cila do të lëvizë me anë të fërkimit në vakum. Sipas krijuesve kjo mënyrë transportit është më pak e kushtueshme, më e shpejt dhe më e sigurt se trenat dhe avionët.


Rrjeti i transportit të kapsulës 

Kapsula ka gjashtë vende dhe mban deri në 183 kg bagazhe. Shpejtësia maksimale e lëvizjes mund të arrijë mbi 6500 km/h duke shpenzuar më pak energji në krahasim me metodat tradicionale të transportit.

Kjo do të mundësonte që pasagjerët që udhëtonin nga Nju Jorku në Los Anxheles në vetëm 45 minuta dhe nga Nju Jorku në Kinë në vetëm dy orë apo rreth botës për 6 orë.

Sipas krijuesve ky transport do të shpenzojë shumë herë më pak energji se sa makinat elektrike apo trenat elektrik si dhe mund të kontrollohet njëlloj si trafiku i internetit. Ata gjithashtu thonë se kushton pak për tu ndërtuar një sistem i tillë. Pavarësisht shpejtësisë së pabesueshme të lëvizjes projektuesit thonë se pasagjerët do të jenë subjekt i një force minimale të tërheqjes.