TRE DEDEKTIVË ANGLEZË NË TIRANË NË GJURMËT E VRASJES SË NJË TË RIU

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Apr 2012 ora 3:03pm

Detektivë nga Hampshire pritet të mbërrijnë Shqipëri për të zbuluar gjurmët e vrasjes së një shqiptari 29 vjeçar, ndodhur në qytetin portual Sauthempton të Anglisë. Lajmi është bërë i ditur nga një gazeta angleze, DAILY ECHO nëpërmjet portalit të saj dhe shkrimi në anglisht mund të gjendet në adresën www.dailyecho.co.uk. Hetuesit anglezë, pritet të mbërrijnë në Shqipëri, për të zbuluar gjurmë për vrasjen e emigrantit shqiptar, Agim Hoxha.

Sipas gazetës angleze tre detektivët, kanë fluturuar drejt Shqipërisë për të nisur hetimet e tyre, por në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit një fakt tillë mohohet, ndërsa shtohet se hetuesit pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme. Qëllimi i udhëtimit të hetuesve është për të pyetur dhe për të pyetur prindërit e moshuar të Hoxhës, trupi i të cilit është gjetur i djegur  në një makinë të shkrumbuar.

“Tre oficerë nga Departamenti i Madh i Qarkut të Hetimit kriminal, të cilët kanë komunikuar me oficerë ndërlidhës të familjes, do të vizitojnë familjen e Agim Hoxhës për të thelluar hetimet për të gjetur kush e vrau atë’,- thuhet në shkrimin e gazetës britanike. Hoxha, u gjet i vrarë dhe i shkrumbuar në veturën e tij “Mercedez- Benz”, ngjyrë argjendi, një javë më parë, në zonën e njohur me emrin Çiluorth (Chilworth). Hetuesit thonë se kanë dyshime se vrasja e Hoxhës, mund të ketë lidhje me zhdukjen e një veture “Ford Mondeo”, fakt për të cilin ata thonë se mund të mbajë të dhëna të rëndësishme në lidhje me krimin ndaj Hoxhës.

Aktualisht kjo veturë rezulton e vjedhur dhe mund të jetë parkuar në ndonjë rrugë. Të martën hetuesit përdorën një veturë të ngjashme në të cilën ishin shënuar targa të rreme duke iu bërë apel medieve lokale, me shpresë që dikush ta njihte veturën apo që mund ta kishte parë atë. Në këtë hetim, mësohet se janë angazhuar nga policia britanike më shumë se 50 funksionarë, për të bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së 29-vjeçarit Hoxha.

Trupi i tij u gjet në ndenjësen e pasme të veturës “Mercedes- Benz”. i cili kishte qenë djegur tërësisht nga flakët Çiluorth. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të të martës së kaluar. Gazeta angleze, referuar hetuesve thotë se zyrtarët konfirmuan faktin se Hoxha vdiq përpara se veturës t’i vihej zjarri, por ata kanë të paqarta rrethanat e vdekjes së tij.