Tregu valutor, forcohet Euro

Nga Dorjan
Shkruar ne 14 Apr 2012 ora 3:17pm

TIRANË– Euro i rikthehet niveleve të larta të kuotimit në tregun tonë valutor. Monedha e përbashkët europiane është forcuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, duke arritur sot vlerën e 140.20 lekëve. Ndërkohë që dollari blihet me 106.30 lekë dhe shitet me 106.60 lekë.

Kambistët shpjegojnë se forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane shkëmbehet me 1 dollar e 32 cent, por edhe për shkak të rënies së dëgesave të emigrantëve. 

Gjithësesi theksojnë ato, forcimi i euros është brenda niveleve të pritshme dhe nuk shënon asnjë thellim në kurbën e këmbimit valutor.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.