Tropojë, grinden për një galeri kromi, plagoset 45-vjecari

Nga Dorjan
Shkruar ne 16 Pri 2012 ora 1:23pm

TROPOJE – Është ndaluar në orët e natës së kaluar një shtetas pas një konflikti për cështje të shfrytëzimit të një galerie kromi.

Burime zyrtare të policisë lokale te Tropojes bëjnë të ditur se, rreth orës 21.00 të natës së kaluar është ndaluar shtetasi Dashnor Cani, 32 vjec, nga fshati Zherkë i rrethit të Tropojës, pasi rreth orës 10.00 të ditës së djeshme pas një konflikti në një minierë kromi në fshatin Zogaj ka goditur me automjetin tip “Tojota” me targë 01 613 EH shtetasin Elez Muja, 45 vjec, bnanues në fshatin Bytyc, duke i shkaktuar dëmtime të ndjeshmë në këmbë. 45 vjecari pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin civil të qytetit Bajram Curri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ne Tirane. 

Nga ana e policisë në vendngjarje është sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe një armë gjahu tip shotgun si dhe 5 gëzhoja të kalibrit 12 mm. Ndërkohë, po hetohet për shkaqet e konfliktit mes dy shtetasve. Konfliktet mes banorëve për shfrytëzimin e galerive të mineralit të kromit nuk janë të rralla në këtë rreth, ku përgjithësisht shfrytëzimi i tyre bëhet në mënyrë private nga persona të palicensuar.