Tropojë, makina bie në humnerë, 1 vdes, 1 plagoset

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Apr 2012 ora 2:35pm

TROPOJË – Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka rënë në humnerë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Gri të Tropojës. Automjeti me të cilin udhëtonin dy personat, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një humnerë të thellë.

Paraprakisht dyshohet se shkak të ketë qënë terreni i lagësht si pasojë e reshjeve të shiut.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.