Tropojë, vret burrin dhe të dashurin, pranga 31-vjecares.

Nga Dinejda
Shkruar ne 03 Maj 2012 ora 10:13am

TROPOJË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Tropojës. Një grua 31-vjecare është autore e dy vrasjeve.

Manjola Dollapaj ka pranuar në polici se ka ekzekutuar me armë bashkëshortin e saj Eduart Dollapaj 34-vjec dhe një burrë tjetër të quajtur Kaçanik Gjurici 27 vjec, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore, sic raportojnë burime të policisë lokale.

Krimi ka ndodhur në lagjen “Partizani” të qytetit të Tropojës, brenda banesës së ciftit Dollapaj rreth orës 03:00, pas një konflikti mes të treve, por ende nuk dihen shkaqet që detyruan 31-vjecaren të kryente vrasjet.

Policia ka arrestuar gruan, e cila ka pranuar krimin dhe po heton shkaqet e ngjarjes.