Truri nuk ka më sekrete, ja kodi që lexon mendimet

Nga Dorjan
Shkruar ne 25 Pri 2012 ora 8:46pm

Përtej fantastiko-shkencores, në të ardhmen pajisjet mund të lexojnë mendjen.
Zbulimet do të ndihmojnë në të kuptuarin mirë të semundjeve që lidhen
me çrregullimet mendore si skizofrenia.
Mendja nuk është ende një libër i hapur, por mekanizmat në qendër të mendimeve
po bëhen gjithmonë e më të qarta. Një grup shkencëtarësh amerikanë ka
arritur të deshifrojë një pjesë të kodit gjuhësor të trurit, duke
dalluar disa rrethe neuronesh që aktivizohen në momentin kur mendohet
për të nxjerrë fjalë, që lidhen me objekte konkrete, si një lule për
shembull.

Sipas revistës ‘Science’ që jep lajmin e këtij
studimi, ky zbulim mund të çojë, në të ardhmen, në krijimin e një
fjalori cerebral dhe në mundësinë e zhvillimit të dispozitivëve të zotë
të lexojnë në mendje se përse është e rëndësishme ky fjalor.

Një ekip me ekspertë informaticienë dhe neuroshkencëtarë-të koordinuar nga
Tom Mitchell nga Universiteti i Pitsburgut- ka përdorur një rezonancë
magnetike funksionale, që fotografon trurin me pamje direkte.
Shkencëtarët përdorën një grup vullnetarësh. Kjo ka lejuar vëzhgimin e
shumë kombinimeve të aktivitetit nervor, secila e lidhur me një fjalë.
Duke u nisur nga këto lidhje dhe nga përdorimi i llogaritjeve
statistikore, shkencëtarët arritën të mblidhnin një kod të vërtetë me
mijëra fjalë. Kodi është i përbërë nga dekodifikimet e atyre që mund të
quhen “kritograma neurale”.

“Besojmë se kemi identifikuar një farë numri të kodit bazë që truri përdor për të treguar domethënien e
disa fjalëve”- ka shpjeguar Mitchell, që është një pioner në aplikimin
e kompjuterit në studimet e trurit. Nuk ekziston deri tani një
fjalor(mjaft të mendosh se për emra abstraktë nuk u identifikua asnjë
rreth cerebral), por siç pohon një tjetër autor, Marcel Just, ‘është
një hap i rëndësishëm në deshifrimin e kodit të trurit’.

Aplikimet e këtyre zbulimeve shkojnë përtej mundësisë së leximit të mendimeve. Në
të ardhmen mund të ndihmojnë në një kuptim më të mirë të sëmundjeve si
autizmi dhe të shqetësimeve mendore si paranoja, skizofrenia etj.

Nuk është hera e parë që shkencëtarët provojnë të shohin në mendjen e
njeriut. Studime të mëparshme tregojnë se rezonanca magnetike mund të
shërbejë për të vënë me shpatulla pas murit gënjeshtarët(sepse kur
njeriu gënjen trurit i duhet më shumë punë dhe sforco, pasi aktivizohen
më shumë neurone kundrjet atyre që aktivizohen kur thuhet e vërteta