Tuna dhe Adelina, lufte per dashuri?

Nga Dinejda
Shkruar ne 12 Mar 2012 ora 11:42am

Janë të dyja këngëtaret nga Maqedonia, por si duket kohët e fundit nuk flasin me njëra-tjetrën.

Është fjala për këngëtaren Altuna Sejdiu dhe Adelina Tahiri, dhe si duket shkaktari paska qenë Blerim Destani.

Dhe, flitet se lufta e inateve mes dy këngëtareve seksi ka nisur, kur Blerimi ka qenë me Tunën në ditëlindjen e këngëtarit Labi, dhe ata të dy janë parë duke i shfaqur njëri-tjetrit dashurinë pa të voglën drojë.

Ndërsa, këngëtarja Adelina Tahiri është takuar dhe pëlqyer me të pak kohë më parë dhe si duket janë pëlqyer. Jo rrallë herë aktori tetovar përmendet për simpati dhe lidhje me emra të njohur të vajzave të shou-bizit shqiptar.