Tuneli i rrugës Tiranë-Elbasan pritet të përfundojë në fund të vitit

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Pri 2012 ora 5:33pm

TIRANË- Firmat kontraktuese për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan janë duke punuar me ritme shumë më të shpejta, se ato të fiksuara në kontratë.

Kjo ka bërë që punimet të përparojnë, duke parashikuar që të përfundojnë totalisht në fund të këtij viti. Në bazë të kontratës, ishte parashikuar që punimet në tunel të përfundonin në maj të vitit 2013.

Zëvendësministri i Punëve Publike dhe Transportit Ernest Noka deklaroi se rruga pritet të përfundojë totalisht në mes të vitit të ardhshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Skënder Çotaj tha se përshpejtimi i punimeve i dedikohet përvojës së kompanisë COPER, e cila po bashkëpunon me firmën kryesore ndërtuese AKTOR. Sipas tij, kjo firmë e njeh terrenin, pasi ka përvojë në punimet e tunelit të Rrëshen-Kalimashit.
Çota tha se aktualisht ka përfunduar 75 % e punimeve në tunel, ndërsa vlera e tunelit llogaritet 83.34 milionë dollarë. Në total, ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan llogaritet 293 milionë dollarë.