Tunizi, i prenë kokën, sepse ndërroi fenë dhe u bë i krishterë

Nga Dorjan
Shkruar ne 07 Qer 2012 ora 3:59pm

 

Nga musliman i gjallë, në një i krishterë … i vdekur.

Ky ishte dënimi që fanatikët në Tunizi, i dhanë një myslimani, i cili zgjodhi të ndryshonte fenë duke u konvertuar në i krishterë dhe nuk pranoi të kërkonte falje.

Në video dëgjohen lutjet në arabisht, që dënojnë Krishtërimin dhe thonë “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i tij”.

Pastaj nën klithmat “Allahu Ekber”-Zoti është i madh ekzekutuesi i preu kokën për dy minuta djalit të ri, për ta ndëshkuar, sepse i ktheu shpinën Allahut.

Dhe sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, pas ekzekutimit, e mori kokën si trofe në duart e tij, duke festuar me slogane fitoreje.

Videoja e tmerrshme u transmetua në televizionin egjiptian, ku prezantuesi Tawfiq Okasha, ndërpreu transmetimin duke bërtitur: “A është e mundur? A është ky Islami?”

Videoja ka pamje të shumë të rënda, ndaj nuk do ta publikojmë. Fotoja është shkëputur nga videoja në fjalë.