Turi nuk e mohon ndarjen me Orinden

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Mar 2012 ora 12:09pm

Cifti Turjan Hyska dhe Orinda Huta duket se nuk po kalojne thjesht nje krize ne lidhjen e tyre, por tashme duket se i kane dhene fund lidhjes perfundimisht. Pasi ka rene ne sy mungesa e ciftit bashke ne ambiente te ndryshme, ata nuk jane pare bashke as ne ambientet e “Vizion Plus”, ku me fillimin e punes si prezantuese e nje emisioni me Fabin e “Produkt 28”, ata ishin pare te shoqeroheshin shume bashke.

Orinda tashme eshte larguar nga banesa, ku ka nje vit qe bashkejeton me te dashurin, Turi. I pyetur ne lidhje me kete histori, producenti i “Apartamentit 2 XL” nuk ka pranuar te jape asnje detaj, duke vazhduar te qendroje hermetik per te zbuluar detaje nga jeta e tij private.

Por po ashtu ne lidhje me shkrimet ne media per ndarjen, ai nuk ka pranuar te jape sqarime, por as nuk ka mohuar. Lidhja e Orindes nga Turi mori fund pas nje viti bashkejetese, qe ata kishin nisur ne shtepine e tyre, qe vendosen ta blinin me Tirane dhe te jetonin bashke pas tri vitesh njohjeje. Per nje kohe te gjate ata e ruajten lidhjen e tyre nga pasqyrimi mediatik, pasi jane supersticioze. Edhe pse u treguan te rezervuar, ata s ‘mund t’u shtetonin paparaceve qe i fotografuan ne ambiente publike, foto qe u botuan ne media me shkrime te njepasnjeshme.Dhe nuk kane qene aspak fatsjellese per lidhjen e tyre, qe ka perfunduar tashme dhe qe e ka detyruar Orinden te lere shtepine dhe te kerkoje nje shtepi me qira. Nderkohe qe ajo qe e ka shprehur dobesine e saj ne lidhje me kete histori ka qene Orinda, e cila ne facebook ka vendosur statuse te tipit “Mjaft luajte me ndjenjat e mia”, duke iu referuar Turit. Kengetarja e hitit ne “Kenga Magjike”, “Nje oqean”, dhe pjesetari i grupit “Produkt 28”, Turjan Hyska, i njohur gjithashtu edhe si moderator ne disa programe televizive, aktualisht edhe drejtor Artistik ne nje kompani mediatike, vendosen ta konsolidonin lidhjen e tyre nje vit me pare, duke ndare te njejtin apartament. Per here te pare ata u fotografuan ne festivalin “Rock in Tirana”, ku nga fotot dukej se ishin ne kulmin e lumturise ne krahet e njeri-tjetrit, nderkohe qe Orinda e kishte pohuar se ndihej me se e kenaqur me Turin dhe se ai ishte me i mire sesa e kishte enderruar. Nuk dihet tashme se cila eshte arsyeja e ndarjes se tyre, dhe cili prej tyre do vendose te nxjerre dufin ne media.