TUTORËT U BËJNË TATUAZH NJË BAR- KOD PROSTITUTAVE

Nga Dorjan
Shkruar ne 26 Mar 2012 ora 7:09pm

Policia spanjolle po heton një rrjet prostitucioni në Madrid. Një nga prostitutat e këtij rrjeti është arritur të çlirohet nga tutorët, por policia ka zbuluar se në qafë ajo kishte si tatuazh një bar- kod.

19 vjeçarja ishte mbajtur kundër vullnetit të saj dhe tatuazhi me bar- kodin ishte një tregues se ajo është pronë e dikujt. Shifra mendohet se është shuma që ajo i ka borxh tutorëve.

Vajza ishte rrahur, ishte lidhur në një radiator dhe i kishin prerë flokët dhe vetullat.

Policia ka arrestuar deri më tani 22 tutorë që mendohet se përdornin dhunë për të detyruar vajzat të prostituonin dhe u bënin tatuazhe me bar-kode. Tutorët e arrestuar janë me origjinë nga Rumania.