U arratis 4 vjet më parë, arrestohet në Kapshticë shfrytëzuesi i të miturve

Nga Dorjan
Shkruar ne 20 Mar 2012 ora 7:05pm

KAPSHTICË- Ishte arratisur nga burgu 4 vjet më parë arrestohet teksa rikthehej në Shqipëri. Identiteti i Ardian Ndojës është kapur nga sistemi TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, pasi rezulton në skedën e të kërkuarve.

37-vjecari ishte arratisur në vitin 2008 nga burgu i Kosovës në Lushnje, ku vuante dënimin për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese ndaj dy të miturve.

I dënuari kishte kërkuar leje për të shkuar në shtëpi dhe nuk ishte rikthyer më, duke u arratisur jashtë vendit derisa sot u kap duke u kthyer nga Greqia.