U ARRATIS NGA DHUNA E TË SHOQIT, KAPET NË GREQI

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 6:54pm

JANINE- Tre shtetas shqiptarë mes të cilëve një i mitur, është kapur nga forcat policore, në tentativë për të hyrë në territorin grek të papajisur me dokumente të rregullta. Mësohet se i mituri, tre vjeçar, është i biri i një gruaje 28 vjeçare nga Kuçova që ishte larguar nga familja nën kërcënimin e vrasjes nga i shoqi.

Bukurie Sulaj, nga Kuçova, është larguar, siç u shpreh ajo, për t’i shpëtuar hakmarrjes së të shoqit. Ky i fundit e pati kërcënuar me vrasje nëse do të vazhdonte të vonohej në punë. Rrëfimi i Bukuries tek autoritetet policore greke ka qenë i paefektshëm pasi nuk e favorizoi atë që të qëndronte e papajisur me dokumente në Greqi. I shoqi i saj, ishte xheloz dhe e keqtrajtonte sistematikisht pasi shkonte në shtëpi me vonesë pas pune. Kjo e shtyu atë të arratisej nga shtëpia dhe të merrte udhët për në emigracionin ilegal. Me vete mori edhe fëmijën e saj tre vjeçar për të mos e lënë të vetëm me të jatin.

Policia Greke e Janinës, ka ndaluar mjetin me tre shtetasit klandestinë shqiptarë, në zonën e Parakallmës në afërsi të Janinës.

Të tre, janë shoqëruar për në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Epirit në Janinë në pritje për t’u riatdhesuar në Shqipëri. Përgjatë 3 muajve të parë të këtij viti, Policia Greke e Janinës, ka kapur mbi 30 shtetas shqiptarë në territorin helen të papajisur me pasaporta, ndërkohë që efikasiteti i Policisë Kufitare Rajonale të Gjirokastrës në këtë drejtim, është inegzistent