UDHËTON LAKURIQ ME MOTOR, POR GJOBITET PSE NUK MBAN KASKË

Nga Dorjan
Shkruar ne 25 Pri 2012 ora 3:38pm

Një femër në Rumani është gjobitur nga ana e policisë rrugore, pse nuk mbante kaskë në kokë, ndërsa udhëtonte me motor, edhe pse ka qenë totalisht e zhveshur. Punonjësi i policisë që e ka ndaluar dhe gjobitur, ka thënë se ishte i autorizuar ta ndëshkonte vetëm pse nuk mbante kaskë, pasi kështu parashikohet në ligj. Pasi është gjobitur, femra, e cila ka qenë pasagjere në motor, ka vënë kaskë dhe ka vazhduar udhëtimin e saj lakuriq, ndërkohë që njerëzit kureshtarë i bënin fotografi.