ULÇERA, GJITHÇKA QË DUHET TË DIMË PËR SHENJA, SHKAKTARËT DHE KURIMIN

Nga Dorjan
Shkruar ne 02 Maj 2012 ora 3:32pm

Koliti ulçeroz është shqetësim i mijëra njerëzve. Është shumë e rëndësishme të dihen shenjat e sëmundjes, çfarë e shkakton atë dhe si bëhet diagnostikimi në kohë i kolitit. Dr. Altin Cekodhima, gastroenterolog shpjegon me detaje rreth sëmundjes.

 

Çfarë është koliti ulçeroz

Koliti ulçeroz është një sëmundje që shkakton inflamacion dhe plagë në mukozën e rectumit dhe zorrës. Populli e njeh thjesht me emrin “Ulçera”. Një shenjë e inflamacionit të mukozës së zorrës është diarrea (barkqitja). Kur inflamacioni prek rectumin dhe pjesën e poshtme të zorrës quhet proctit ulçerativ. Kur prek komplet zorrën e trashë quhet pankolit.

Koliti ulçeroz është i vështirë për tu diagnostikuar, sepse simptomat janë të ngjashme me një tjetër ç ‘rregullim intestinal të quajtur sëmundja Crohn, e cila në krahasim me kolitin ulçeroz shkakton inflamacion më të thellë të mukozës dhe prek pjesë të tjera të traktit tretës: zorrën e hollë, gojën, ezofagun dhe stomakun.

 

Cilat mosha prek kjo sëmundje

Koliti ulçeroz mund të shfaqet në të gjitha grupmoshat por zakonisht fillon midis moshës 15-30 vjeç dhe më pak e shpeshtë midis moshës 50-70 vjeç. Prek burrat dhe gratë, faktori gjenetik luan rol rreth 20% të rasteve kanë histori familjare lidhur me kolitin ulçeroz.

 

Shenjat e ulçerës

Shenjat më të shpeshta të kolitit ulçeroz janë dhimbje barku dhe diarre me përmbajtje hemorragjike. Pacientet gjithashtu mund të shfaqin:

- Anemi (prej daljeve të shpeshta me gjak)

- Lodhje (prej anemisë dhe diarresë)

- Humbje në peshë (prej daljeve te shpeshta diarreike)

- Humbje oreksi – Hemorragji rektale( gjak i pastër sikur ke prere gishtin)

- Humbje te lëngjeve dhe mikroelementeve (prej diarresë)

- Probleme në lëkurë

- Dhimbje të kyçeve

- Probleme ne rritje dhe zhvillim (zakonisht kur sëmundja shfaqet që në fëmijëri të hershme)

Rreth gjysma e pacienteve të diagnostikuar me këtë sëmundje kanë gjysmat e këtyre shenjave të sipërpërmendura. Te tjerët vuajnë nga temperatura e lartë, barkqitja me përmbajtje hemorragjike, nauze dhe dhimbje të forta të barkut. Disa prej problemeve zhduken kur koliti mjekohet.

 

Shkaktarët e ulçerës

 

Shume teori ekzistojnë se çfarë e shkakton kolitin ulçeroz. Njerëzit me këtë sëmundje kanë anomali të sistemit imunitar, por doktorët nuk e dinë ende nëse këto anormali janë një shkak apo një pasojë. Mendohet se sistemi imunitar i trupit reagon në mënyrë të parregullt ndaj bakterieve të traktit tretës. Koliti ulçeroz nuk shkaktohet nga stresi emocional ose ndjeshmërisë ndaj disa ushqimeve dhe produkteve të tyre, por këto faktorë mund të shkaktojnë shfaqjen e disa simptoma të sëmundjes.

 

Çfarë bëhet për ta zbuluar

Disa teste mjekësore përdoren për të diagnostikuar kolitin ulçeroz. Ekzaminimi fizik dhe historia mjekësore zakonisht janë hapat e parë. Ekzaminimet laboratorike të gjakutjanë të nevojshme për të parë për anemone (zbulojnë nivele të larta të rruazave të bardha të gjakut (leukocitet) të cilat tregojnë për praninë e një inflamacioni në trup.

Ekzaminimi i feçeve gjithashtu mund të zbuloje praninë e rruazave të bardha në to të cilat ndikojnë praninë e sëmundjes së colitit ulçeroz. Veç këtij ekzaminimi i feçeve mund të ndihmoje doktorin të zbuloje hemorragjinë dhe infeksionin në zorrë dhe rectum shkaktuar nga bakteret, viruset ose parazitët.

Kolonoskopia është metoda më e imtësishme dhe më e sigurta për diagnostikimin e kolitit ulçeroz dhe në përjashtimin e disa situatave të tjera si psh: sëmundje e Crohnit, sëmundja divertikulare ose kanceri i zorrës. Gjatë ekzaminimit doktori merr material për biopsi në disa segmente të ndryshëm të zorrës të cilat vlerësohen në mikroskop pas ngjyrimeve përkatëse, procedurë e cila ndihmon në vendosjen përfundimtare të diagnozës.