UNIFORMAT E REJA TË POLICISË, XHAKETA BURRASH EDHE PËR FEMRAT

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Pri 2012 ora 2:13pm

Uniformat e reja të policisë janë kundërshtuar edhe nga punonjëset femra të policisë, për shkak se xhaketat janë prerje për meshkuj, jo për femra. Ato janë ankuar fillimisht pranë Sindikatës së Policisë dhe më pas pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, raporton Shqip. Femrat ankohen se nuk mund të dalin në komunitet me ato xhaketa. Ndërkohë probleme kanë pasur edhe këpucët e forcave speciale.

Gazeta Shqip ka denoncuar skandalin e tenderit të uniformave, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet.