Urdhri i Farmacistëve, 49.3 % kalueshmëria në provimin e shtetit

Nga Dinejda
Shkruar ne 17 Maj 2012 ora 6:08pm

TIRANË- Urdhri i Farmacistëve bëri të ditur sot se ka përfunduar sezoni i dytë i Provimit të Shtetit për kandidatët farmacistë. Provimi u zhvillua sipas teknologjisë dixhitale me qëllim shmangien e abuzivitetit.

Urdhri i Farmacistëve njoftoi se u regjistruan për provim 303 kandidatë, që kishin përfunduar praktikën profesionale, nga të cilët morën morën pjesë 272.

Provimin e shtetit e kaluan 134 kandidatë, ose 49.3%, dhe nuk e fituan atë 137 kandidatë ose 50.7% të tyre. Nga rezultatet, bëhet e ditur se kalueshmëria është në shifrat 50%, e cila nënkupton për nivel të ulët të formimit bazë të kandidatëve farmacistë.