Vajza me intelegjencë të jashtëzakonshme

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Pri 2012 ora 3:46pm

 

Prindërit e dinin se Georgia Brown ishte e mençur por nuk e dinin që ishte deri në atë masë, sa të hyjë në listën e fëmijëve më të mençur në botë. Ajo si shumë e vogël kur ishte dinte të numëronte deri në dhjetë, dinte ti dallonte ngjyrat, dhe madje filloi ta njifte edhe gjuhën  frënge.

Por prinderit u bindën qe vajza e tyre ishte superintelegjente kur vajza e tyre e vogel e bëri testin e intelegjencës, dhe ajo shënoi një rekord duke arritur koficientin e intelegjencës në 152.

Vajza kur ishte 5 muajsh zvarritej ndërsa kur ishte 9 muajshe kishte filluar të ecte.
Ndërsa në muajin e 14-të ajo vishej vetë.

“Ajo filloi të folë shumë heret- dikun tek muaji i 18-të ajo kishte biseda të rrjedhshme” tha nëna e vajzës.
“Ajo mund të thoshte: Përshendetje, unë jam Georgia. Ajo gjithashtu mund ti mbathte vetë këpucët duke mos u’a ngatërruar anët”.

Georgia,kur ishte në çerdhe, ishte gjithashtu në gjendje ta tregojë diferencën midis ngjyrës rozë dhe vjollcë, një aftësi që shumica e fëmijëve mësojnë në moshën e shkollës fillore.