Vallëzim në qiell mes Afërditës e Jupiterit

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Mar 2012 ora 3:11pm

Dy planetë, Afërdita dhe Jupiteri, po japin një spektakël të vërtetë këto net në qiell. Prej disa ditësh ata po bëjnë një vals të mrekullueshëm, i cili sonte, natën e 15 marsit, arrin në distancën më të afërt.
Kushdo mund ta vërë re këtë vallëzim të bukur të planetit të drejtësisë dhe mendimit të thellë me planetin e dashurisë. Duke vështruar në drejtim të Lindjes-Juglindjes nuk ka si të mos bjerë në sy ky çift planetësh. Jupiteri është pak më lart dhe duket më i vogël, ndërsa Afërdita më poshtë dhe shumë e shkëlqyeshme.