Vdes në Romë, 90-vjeçari i lë Kavajës 1 milion euro pasuri

Nga Dorjan
Shkruar ne 01 Maj 2012 ora 5:57pm

Gazeta Shqiptarja.com publikon sot një histori të pabesueshme, por që në Kavajë, këto ditë flitet vetëm për të.

Bëhet fjalë për shtetasin Shyqyri Jaho, një qytetar i Kavajës, i ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare në Romë të Italisë.

Në testamentin e tij, Shyqyri Jaho çdo pasuri që ka, shtëpinë e tij në qendër të Romës, por edhe një dyqan po në qendër të kryeqytetit italian, ia ka lënë qytetit të Kavajës. Bëhet fjalë për një pasuri që vlen sipas avokatit, nga 800 mijë deri në 1 milionë euro.