Vdes shkrimtari amerikan Ray Bradbury

Nga Dorjan
Shkruar ne 07 Qer 2012 ora 3:33pm

UASHINGTON-Ray Bradbury, një nga shkrimtarët më të njohur të fantashkencës, vdiq në moshën 91 vjeçare.

Bradbury ndoshta mbahet mend më shumë për romanin e tij të vitit 1953, Fahrenheit 451, që bën fjalë për një shoqëri futuriste, ku djegia e librave është politikë zyrtare. Shpreh e përshkruar si një histori rreth të keqes së censurës, Bradbury thoshte se libri kishte të bënte me televizionin që po shkatëronte interesin e njerëzve për letërsinë. 

Bradbury fitoi për herë të parë famë në arenën ndërkombëtare në vitin 1950, kur botoi Kronikat Marsiane, një përmbledhje tregimesh rreth përpjekjeve njerëzore për të kolonizuar Marsin. Ky libër u botuaa ë pas në më shumë se 30 gjuhë.

Bradbury shkroi gjithsej 30 libra dhe rreth 600 tregime gjatë karierës së tij disa dekadash, si dhe poema, pjesë teatrale dhe skenare filmash.

Presidenti Obama tha se talenti i Bradbury-it i tha një dimesion të ri kulturës amerikane dhe do të frymëzojë breza të tërë në të ardhmen.