Venusi do kalojë përpara Diellit më 5-6 qershor.

Nga Dinejda
Shkruar ne 18 Maj 2012 ora 12:26pm

LONDER – Në qershor Venusi do të kalojë përpara Diellit dhe spektakli do të jetë i dukshëm edhe në Tokë. Sipas revistës angleze “Nature”, kjo është një ngjarje unike që mund të përsëritet pas më tepër se 100 vjetësh.

Revista shkruan se Venusi do të kalojë përpara sistemit diellor në 5-6 qershor dhe ky kalim do tu shërbejë kërkuesve për të zbuluar planete të reja.

Kalimi i Venusit përpara Diellit do të regjistrohet nga sateliti i NASA-s, ACRIMSAT.

Sipas arkeologut Jesùs Galindo, ky fenomen ishte parashikuar nga fisi Maya. Sipas tij, parashikimet e Maya-ve, që janë interpretuar si fundi i Botës, i referohen pikërisht kalimit të Venusit përpara Diellit dhe jo apokalipsit të Tokës.