Vepra shqiptare nga lashtësia tek pavarësia në TKOB

Nga Dinejda
Shkruar ne 31 Maj 2012 ora 12:19pm

TIRANË- Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë do të shfaqë nesër mbrëmjen muzikore “Nëpër faqet e muzikës shqiptare”, nga Lashtësia tek Pavarësia.

Në mbrëmje artistike do të interpretojnë solistët Marjana Leka, Ylber Gjini, Eva Golemi, Shpresa Beka, Armaldo Kllogjeri, Blerta Zhegu, Emiljana Palushaj, Dorina Selimaj, Irida Dragoti dhe Armando Likaj. Në program për publikun do të jenë interpretime nga vepra kombëtare që janë ngjitur ndër vite në skenën e TKOB-së, si “Lulja e Kujtimit”, “Borana”, “Fundi i golëmëve”, opera “Arbëresha” baleti “Gjergj Elez Alia”, baleti “Halili dhe Hajria”, baleti “Delina”, etj.

Artistët lirikë do të shoqërohen nga Trupa e Baletit, Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së. Kormaestër i shfaqjes do të jetë Dritan Lumshi, ndërsa dirigjent Edmond Doko. Kjo mbrëmje artistike me në fokus krijimtarinë shqiptare vjen pas koncertit “Pena e Muziktarëve Rilindas” me kompozimet e para muzikore shqiptare. Shfaqja do të jetë mbrëmjen e nesërme, 31 maj, ora 19:00