Vera e kuqe largon obezitetin.

Nga Dinejda
Shkruar ne 24 Pri 2012 ora 7:07pm

Nëse kërkoni të shmangni shtimin e peshës duhet të filloni të pini një gotë verë të kuqe në ditë.

Ekspertët amerikanë kanë gjetur në këtë pije një substancë me emrin piceatannol që kontrollon obezitetin. Gjithashtu kjo substancë ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Studimi është bërë në Universitetin e Indianës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Piciatannol është një substancë që gjendet edhe tek rrushi dhe manaferrat.