Vera e zezë mbron zemrën, e bardha forcon mushkëritë

Nga Dorjan
Shkruar ne 16 Pri 2012 ora 1:46pm

Vera e zezë shërben si masë parandaluese e sëmundjeve iskemike të zemrës, kurse vera e bardhë i forcon mushkëritë.

Sipas një studimi të bërë në klinikën e universitetit Buffalo në SHBA, publikuar përmes Forumit gjerman për verë dhe shëndet si dhe në Austri përmes listës profesionale “Winzer”, vërtetohet se vera e kuqe ka më shumë ndikim pozitiv në shëndetin  e njeriut sesa vera e bardhë, për shkak se përmbajtja substanciale në verërat e kuqe është më e madhe.

Vera ka ndikim pozitiv në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Kjo i atribuohet polifenoleve që gjenden në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq. Këtë efekt e arrijnë duke e penguar prodhimin e një substance në trupin e njeriut që quhet endotelin-1 e që është përgjegjëse për ngurtësimin e enëve të gjakut (arterosklerozës).

Përdorimi i një gote verë të bardhë në ditë, ul rrezikun për kancer të mushkërive për 13%, kurse marrja e dy gotave në ditë, ul këtë rrezik për 26%. Kjo i atribuohet dy substancave që gjenden në këtë verë, taninit dhe risveratrolit. Këto dy substanca mendohet që veprojnë duke e penguar rritjen dhe zhvillimin e qelizave tumorale.