VETËM KUJDES SE MOS NGATËRRON TUBIN QË DO NXJERRËSH

Nga Dorjan
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 8:03pm

Një kompani amerikane ka shpikur një lloj të çuditshëm të brendshmesh, të cilat shërbejnë edhe si një depozitë birre. Është kollaj, hedh birrën ose çfarëdolloj pije në të, i vesh mbathjet dhe sa herë të duash, nxjerr tubin dhe mbush gotën. Pija ruhet e freskët. Quhet Balona e Lirisë dhe mund ta mbash kudo, në koncert, në festivale, në bare, në kinema e kudo, madje edhe në zyrë. Kushton 24.95 dollarë. Natyrisht që do çmendni njeriun që keni pranë kur të nxirrni tubin. Vetëm kujdes cilin tub do nxirrni.