Vicky, modelja shqiptare ne reklamen e Dr. Dree

Nga Reporter
Shkruar ne 13 May 2011 ora 4:17pm

Ajo ka fituar cmimin “Miss Diaspora Model International 2009”, ndersa ne CV-ne e saj renditen arritje te shumta, qe nga modelimi per shtepi te njohura mode, si per “Roberto Cavalli”, “Bel Staff”, “J.Lo.”, “Vera Wang” etj., nderkohe qe ka refuzuar te pozoje per revisten e famshme “Playboy”. Ne nje interviste dhene “KJ”, 24-vjecarja kosovare Vildane Zeneli, te cilen te gjithe e therrasin Vicky (Viki), rrefen se ne boten e modes, vec bukurise dhe talentit, personaliteti eshte nje tipar shume thelbesor. “Personaliteti eshte numer nje, sepse do jesh ne kontakt me shume njerez dhe duhet qe bashkepunimi me ta te behet me kenaqesi, ne menyre qe ata te shohin qe e do me zemer punen qe ben. Kjo eshte shume e rendesishme”, thote Vicky, e cila aspiron t’i futet edhe botes se aktrimit, pas eksperiences ne videoklipin e kenges “Next”, te kantautorit Flori Mumajesi. Se fundmi ajo ka realizuar spotin per kufjet e Dr. Dree., nje pale prej se cilave, me firmen e reperit te famshem Dr. Dree, i jane bere dhurate edhe Flori Mumajesit. Ajo qe Vicky nuk pranon te rrefeje eshte jeta e saj private, te cilen vajza seksi e ka ekskluzivisht private!

Vicky, pershendetje. Ne do te donim te na benit nje pershkrim te jetes suaj ne SHBA. Si arritet ju nga Prishtina, te beheni pjese e “Ford Modeling Agency”?

Jeta ime ne SHBA eshte e ngarkuar me shume pune, gjithmone ne udhetime neper qytete dhe shtete te ndryshme ne gjithe boten. Sidoqofte, e shijoj cdo moment te kohes sime duke punuar, sepse per mua modelimi eshte karriera me e mira ne kete planet. Si modele kam filluar qysh nga mosha 13-vjecare. Fillimi ka qene shume i veshtire dhe ka kaluar kohe e gjate derisa kam arritur te kulminacioni ku duhet te arrije nje modele profesionale dhe e suksesshme. Kam pasur kontrata me agjenci te ndryshme, duke filluar nga “Dovercheli Modeling Agency”, “Whilhemina”, “Abrams Artist” dhe tani me “Ford Modeling Agency”. Sapo kam bere kampanjen per Beats By Dr Dre dhe kam pasur sukses.

Ju keni fituar edhe cmimin “Miss Diaspora Model International 2009” ne konkursin e zhvilluar ne Amerike per vajzat emigrante. A ishte ky cmim nje “porte” drejt suksesit, apo ju i kishit futur sakaq kembet ne boten e modese ?

Per mendimin tim, te jesh Miss nuk ka aspak lidhje te beje me boten e modelimit, jane totalisht dy gjera te ndryshme. Jane raste te rralla qe nje Miss te behet apo te jete modele. Miss-i ka te beje me shume me bukurine, ndersa modelimi ka te beje me shume me talentin. Meqenese une jam modele prej shume vitesh, puna e Miss-it ishte thjesht dicka per qejfin tim dhe per vendin tim, Kosoven. Kur degjova se mund ta perfaqesoja Kosoven, nxitova te marr pjese, pse mos te dine me shume njerez qe jetojne ne Amerike per bukurine shqiptare nga Kosova. Pra, hyra kot fare dhe zura vendin e pare dhe me te vertete ishte kenaqesi e vecante sepse te gjithe qe ishin aty kuptuan se sa te bukuar dhe te talentuara jane vajzat shqiptare.

Ju keni bashkepunuar me shtepi te njohura mode, si “Roberto Cavalli”, “Bel Staff”, “J.Lo.”, “Vera Wang”, si dhe me Dr Dree etj. Sa fatlume ndjeheni per kete fakte ?

Une ndihem shume fatlume, por jam edhe kokulur e nuk i bej gjerat e medha. Gjithmone kur mbaroj ndonje pune te vlefshme, mendoj per projektet e tjera qe vijne ne radhe. Cdo here pres shume e me shume nga vetja dhe e mbaj veten te motivuar qe te vazhdoj e palodhur me punen. Besoj qe per te gjitha projektet qe kam bere deri me tani, e kam merituar suksesin, sepse jam munduar me gjithe zemer te arrij maksimumin per cdo pune qe kam realizuar.

A eshte shume e veshtire per nje vajze shqiptare te arrije aty ku jeni ju aktualishte Duhet shume pasion, talent, bukuri, apo edhe fati ka pjesen e vete ?

Shume e veshtire eshte per cdokend te arrije ketu ku jam une. Ka qene e veshtire edhe per mua, por duhet te kesh pasion te pafund per kete pune, talent dhe bukuri. Nuk eshte e domosdomshme te jesh teper e bukur, sepse agjencite kryesisht kerkojne dicka ndryshe dhe te vecante qe bie ne sy kur te shfletosh nje interviste. Personaliteti eshte numer nje, sepse do jesh ne kontakt me shume njerez dhe duhet qe bashkepunimi me ta te behet me kenaqesi, ne menyre qe ata te shohin qe me te vertete e do me zemer punen qe ben. Kjo eshte shume e rendesishme. Nuk ka peshe vetem fakti qe ke bukurine apo talentin, por me sa deshire punon dhe si e realizon projektin e marre persiper.

Ju keni pozuar per disa fotografe mjaft te njohur, nder te cilet edhe me Russell James, per te cilin pozojne engjejt e “Victoria’ Secret”. Po per fotografin e mirenjohur shqiptar, Fadil Berisha, a keni pozuar ndonjehere ?

Ndihem shume krenare qe kam pasur rastin te bashkepunoj me fotografet me te mire te botes, sic jane Peter Beard, Raphael Mazzucco, te cilin e kam mik shume te mire, i njohur per revisten me te njohur ne bote “Sports Illustrated”, si dhe Russell James, i njohur per “Victoria’s Secret”. Ka qene nje kenaqesi e vecante dhe enderr e imja prej vitesh qe te pozoja per Russell James. Me ne fund arrita ta realizoj endrren dhe vazhdoj te bashkepunoj me Russell ne projekte te ardhshme. Me Fadil Berishen njihemi prej shume vitesh dhe hera e pare qe kam bashkepunuar me te ka qene kur isha vetem 14 vjece. Kemi bashkepunuar shume here, por tani jemi qe te dy shume te zene me pune dhe nuk shihemi shpesh.

A njihni modele te tjera shqiptare qe aspirojne te bejne karriere ne SHBA ?

Nuk njoh modele qe aspirojne te bejne karriere ne SHBA, por njoh modele shqiptare, sic eshte Emina Cunmulaj, e cila eshte modele e mrekullushme. Kam degjuar dhe kam pare gjithashtu fotot e Eva Pepaj, por s’e kam takuar ndonjehere.

Si lindi bashkepunimi juaj me Flori Mumajesine (Duhet te themi qe ne Shqiperi ju njohin me shume fale videos “Next”) ?

Flori Mumajesin e kam mik te mire. Kur isha ne Tirane veren e kaluar, biseduam se do te benim nje videoklip, por nuk vendosem per realizimin. Pas nje kohe te shkurter, shkova prape ne Tirane per vizite dhe Flori e kishte bere kengen gati dhe planin sesi do realizohej videoklipi. E degjova kengen dhe me pelqeu shume. Pranova ta bejme videon, edhe pse nuk isha fare e pergatitur. Floket dhe grimin i bera vete, ndersa kemisha ishte e Florit. Videoklipi i kenges “Next”u xhirua brenda nje dite. Ishte kenaqesi bashkepunimi me Florin, mesova shume gjate xhirimit, madje edhe qava gjate aktrimit, ju betohem. Ne pergjithesi ishte nje pervoje e vlefshme.

Per ju eshte thene se keni refuzuar te pozoni nudo per “Playboy”, edhe pse do te fusnit ne xhep nje shume te majme parash. E vertete eshte kjo ?

Playboy nuk ishte dicka qe une isha e interesuara ta ndiqja.

Ju nuk pranoni te pozoni nudo ose topless ?

Nuk kam pergjigje.

Cili eshte modeli juaj, a keni idhull ndonje modele te njohur, si psh., Heidi Klum, Gisele Gundchen, Naomi Campbell, Kate Moss etj ?

E vleresoj shume punen e te gjitha top modeleve qe kane arritur shume ne karrieren e tyre, sepse me te vertete duhet shume pune qe te jesh top modele. Vleresoj vecanerisht Kate Moss, sepse kam gjatesine e njejte me te, dhe kur kam filluar me boten e modelimit gjithmone mendoja se kur Kate Moss arriti te behej super modele, pse nuk mundesha edhe unee! Ajo ka nje bukuri unike dhe gjithmone them se nese njeriu ndihet i vecante dhe ka vullnet, do te arrije sukses ne cdo fushe.

Ju vete cfare ambiciesh keni, ku do te deshironit te arrinit. Keni ndonje synim apo plan te afert ne fushen e modes dhe ne boten e ekranit ne pergjithesi ?

Mua me pelqen gjithcka qe ka te beje me argetimin; me pelqen modelimi, muzika, vallezimi dhe me se shumti aktrimi. Gjithmone njeriu ambicioz fillon diku dhe pastaj vazhdon me te tjerat. Edhe une kam filluar me boten e modelimit, por do te vazhdoj me aktrim. Ne muajin shtator te ketij viti kam ne plan te filloj shkollen e aktrimit dhe besoj qe ne te ardhmen do te kem role te ndryshme, si ne filma, po ashtu edhe ne televizion.

Nga: Fjoralba Shahaj