VIP-a qe shkembejne grate, nje reality show qe “kercenon” Ameriken

Nga Dinejda
Shkruar ne 22 Mar 2012 ora 11:13pm

Bëhet fjalë për një lloj të ri rality show, ku do të marrin pjesë Vipat më të njohur dhe më gjerë të televizionit dhe kinematografisë botërore, të cilët do të shkëmbejnë bashkëshortet e tyre për dy javë -po, po, siç e lexoni, ata do shkëmbejnë bashkëshortet e tyre-, kështu bëri të ditur “Made in star”.
Amerikanët, të cilët janë krijuesit e këtij reality, pohuan: “ Janë të shumtë në numër çiftet e famshme që do të marrin pjesë në lojë, si dhe ata janë informuar se do të shkëmbejnë bashkëshortet e tyre për dy javë. Gratë e tyre do të shkojnë në shtëpitë e të famshmeve të tjerë, ku aty do të qëndrojnë për dy javë duke u munduar të jetojnë dhe të ambientohen me rregullat e asaj shtëpie dhe të zotit të saj!”
Por organizatorët deklaruan gjithashtu se afati kohorë duhet të jetë rreptësishtë dy javë, pasi për ndryshe…
Mbetet të theksohet se realizimi i këtij reality pritet të përballet me shumë kritika dhe reagime të forta.