Viza false, shkarkohen nga detyra 6 persona në aeroportin e Rinasit

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Pri 2012 ora 3:14pm

TIRANE- Furtunë shkarkimesh në aeroportin kombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. Mësohet se është shkarkuar nga detyra shefi i kontrollorëve në aeroportin e Rinasit, 5 policë kufitarë, të cilët mësohet se do procedohen penalisht në gjendje të lirë, si dhe dy efektivë të tjerë janë ulur në detyrë.

Shkak për këtë është bërë një hetim i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, ku personat e sipërpërmendur akuzohen për vendosjen e vizave false.

Policët akuzohen se kanë favorizuar në 11 raste shtetasit kosovarë.