Vjedhin argjendarinë, kapen 3 grabitësit me maska e pistoleta

Nga Dorjan
Shkruar ne 14 Apr 2012 ora 3:15pm

TIRANE-Tre grabitës janë kapur në kohë rekord nga policia e kryeqytetit pak pasi kishin grabitur me armë dhe maska një argjendari në qendër të Tiranës. Gjatë grabitjes, autorët plagosën me qytën e e pistoletës pronarin e argjendarisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 tek sheshi ‘Avni Rustemi’ në kryeqytet tek një prej disa argjendarive që ka kjo zonë pak metra larg komisariatit numër 1 të Tiranës. Mësohet se 3 persona hynë të maskuar në argjendarinë e quajtur ‘Esence Pavllo’ dhe nën kërcënimin e armës mundën t’i marrin pronarit të dyqanit një sasi ari dhe argjendi. TvNews24 mëson se për të marrë sendet e cmuara, grabitësit goditën me qytën e pistoletës pronarin e argjendarisë. 

Por, skena është parë nga dëshmitarë në vendgjarje që lajmëruan policinë duke mundësuar kështu kapjen në kohë rekord të 2 prej grabitësve.
Presoni i tretë me një sasi sendesh të cmuara prej floriri ne duar mundi të largohet nga nje rruge dytesore.
As një orë nga grabitja policia mundi të verë në pranga dhe grabitësin e tretë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave të hetimit dhe të parandalimit të krimit të në drejtori, Sektori I Forcës së Posacme, Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë me Armë, arritën në identifikimin e mënjehershëm të tyre si dhe arrestimin në flagrance, të cilët u kapën të fshehur në vende të ndryshme në Tiranë : Ato janë shtetasit : Dorian Mema, 18 vjeç, banues në Tiranë, Rigels Leka, 18 vjeç, banues në Shkozë, Erjon Kola, 20 vjeç, banues në Shkozë.

Nderkohe pronari i argjendarise, shtetasi Pavllo Shkavra, ndodhet ne spital per mjekim, jashte rrezikut per jeten.

Gjithnje sipas policisë, në momentin e kapjes në flagrancë së këtyre shtetasve u gjendën dy armë të tipit pistoletë, armë të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët për të realizuar grabitjen, një sasi e konsiderueshme e floririt të vejdhur, maska, thika, doreza etj.

Aktualisht nga këto struktura po punojnë intesivisht për të dokumentuar të tjera vjedhje me dhunë dhe me armë të kryera nga këto shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të metëjshme ndaj tyre

Grabitja e sotme në kryeqytet është në vazhdën e grabitjeve seri po ndodhin brenda një kohë të shkurtër. Brenda pak ditësh janë grabitur makina, kazino, banesa si dhe sende të cmuara që u merren forcërisht njerëzve në rrugë.