Vlashi, sonte do te dal, kjo eshte aventure…

Nga Dorjan
Shkruar ne 17 Mar 2012 ora 7:54pm

Vlashi debaton perseri ashper me Dolorezes dhe kritikon Gracianon per sjelljen e tij.

Graciano e rihap perseri biseden e debatit te Vlashit me Dolorezen. Ai pyet Vlashin se nuk kishte pse te debatonte sepse sipas tij Doloreza duke i permendur ish-te dashuren, sepse nuk i ka permendur familjen. Vlashi i thote se edhe ajo eshte po aq e afert sa familja e tij. Doloreza qe ndodhet ne dhomen e ndenjes i thote me ironi “Graciano kush ka gje me mua ta diskutoj me mua dhe jo me njeri tjeter”. Vlashi nervozohet perseri dhe fillon te debatoje me Dolorezen edhe me ashper se me pare. 

Vlashi i kerkon Dolorezes qe ajo te mos flase me per ate çeshtje dhe te mos bej me ironi sepse kjo po e merzit ate akoma edhe me shume. Doloreza vazhdon me tej me ironine e saj dhe thote se ajo mund te flase kur te doje dhe çfare te doje. Ne debat e siper Doloreza i thote Vlashit “fol se do behesh edhe ti protagonist” dhe Vlashi fillon te bertase “ulu e shiko problemet e tua, je femer dhe prandaj nuk po reagoj ndryshe me ty”.

Vlashi i thote Dolorezes qe ajo te mundohet qe ta respektoje ashtu siç ka bere edhe ai me te ne ditet e shkuara, ndersa banoret e tjere nderhyjne qe debati i tyre te shuhet. Doloreza pushon se debatuari me Vlashin dhe ky i fundit i rikthehet perseri Gracianos. Ai fillon qe ta kritikoje dhe i thote qe te mos beje me shaka e ngacmime per gjera te tilla. I nervozuar Vlashi thote se kur i prekin familjen dhe njerezit e tij te dashur, nuk do t’ia dije per asgje tjeter. “Nuk pyes me edhe sonte dal nga ketu, kjo eshte nje aventure jashte eshte jeta ime” thote Vlashi me tej. Graciano vazhdon qe t’i thote qe te mos i marre kaq seriozisht gjerat, ndersa Vlashi e fajeson duke i thene se shakate e tij te papjekura çuan ne nje zenke serioze midis tij dhe Dolorezes.