Vlorë, abuzimi me patentat fallco, vihet në pranga zyrtari i 8-të

Nga Dorjan
Shkruar ne 11 Apr 2012 ora 3:37pm

VLORË- Vihet në pranga personi i 8 –të i shpallur në kërkim për abuzim në dhënien e patentave në Vlorë. Operacioni ‘Kolapsi’ ka vënë se fundmi në pranga ish-kryetarin e komisionit në Drejtorine Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor Myrteza Poshi.

57-vjecari aktualisht shërbente si komisioner për dhënien e patentave në Tiranë. Ndërkohë dy ditë më parë u arrestuan 7 persona të tjerë për të njëjtën akuzë shpërdorim detyre dhe manipulim në dhënien e dëshmive të aftësisë për drejtimin e mjetit. Gjatë operacionit të kryer në Vlorë, Fier dhe Gjirokastër mes të arrestuarve ishin dhe 3 zyrtarë të institucioneve.

Ndërkohë, mësohet se po hetohen në gjendje të lirë 19 mjekë të komisioneve ligjore që kanë lëshuar raporte, për përfitimin e dëshmive të aftësisë për përdorimin e automjeteve.