Vlorë, arrestohet një 32-vjeçar, i akuzuar në Itali për trafik droge

Nga Dinejda
Shkruar ne 29 Pri 2012 ora 1:40pm

VLORE - Policia e Vlorës arrestoi për llogari të drejtësisë italiane një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në një njoftim për mediat, policia e Vlorës bëri të ditur se i arrestuari është shtetasi Dorjan Myqerem Çela, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

“Në ngarkim të 32-vjeçarit, më datë 27 Prill 2010 Gjykata e Palermos, Itali ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Trafik ndërkombëtar droge i kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 100 dhe 73 të Kodit Penal Italian.”- bëri të ditur policia.

Sipas policisë, materialet procedurale në ngarkim Dorjan Çelës iu referuan Prokurorisë së Vlorës për kompetencë të mëtejshme, më qëllim ekstradimin e tij në Itali.