Vlorë, dhunojnë mjekun me sende të forta, 2 në pranga.

Nga Dinejda
Shkruar ne 05 Pri 2012 ora 6:28pm

VLORË- Dy persona janë vënë në pranga në Vlorë, pasi akuzohen se kanë dhunuar me mjete të forta dhe kanosur një mjek në ambulancën e qytetit bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, ndërsa sipas policisë, dy të arrestuarit Irfan Dalipaj 45 vjec dhe 25 vjecari Selim Nexhipi kanë cuar një fëmijë 1 vjec për urgjencë në ambulancën e qytetit, ndërsa kanë debatuar ashpër me mjekun e rojes, i cili u ka kërkuar ta transportonin fëmijën në repartin e pediatrisë.

Situata ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta ndaj mjekut dhe kanosjen e tij me një armë zjarri.